Lajme

Tre kate të shkrumbuara, çfarë la pas shpërthimi në pallatin në Elbasan (Video)

Pas shpërthimit që tronditi Elbasanin, pamjet nga terreni tregojnë shkallën e lartë të shkatërrimit.

Ndërtesa është kthyer në një gërmadhë, ndërsa ekipet e zjarrfikëses ndodhen ende në vendngjarje duke u përpjekur të vënë plotësisht nën kontroll vatrat e zjarrit dhe tymin e dendur që vazhdon të dalë nga banesat e djegura.

Nga apartamentet e përfshira nga zjarri kanë mbetur vetëm mbetje dhe mure të shembura. Forca e shpërthimit dhe flakët e mëvonshme kanë shkrumbuar pothuajse çdo gjë në ambientet e brendshme.

Fatkeqësisht, nga kjo ngjarje ka humbur jetën një e moshuar teksa 10 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. Autoritetet gjithashtu po vijojnë kërkimet për një 69-vjeçar i cili raportohet i zhdukur që pas shpërthimit.

Të Ngjashme