Tre shtetas të Kosovës, të kërkuar ndërkombëtarisht janë kapur në Morinë.
Sipas njoftimit të policisë shqiptare, M.G, 65-vjeçar dyshohet se ka kryer veprat penale “Vjedhja” , “Grupi kriminal” dhe “Organizata kriminale”, dhe nga dënim i kanë mbetur për të kryer 18 muaj, pasi i njëjti u dënua nga shteti gjerman me 4 vjet e një muaj burgim, transmeton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, Xh. S., 47 vjeç, akuzohet për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, dhe pritet ekstradimi i tij në Kuvajt.
Derisa R.P, 36-vjeçar nga verifikimet rezultoi se ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Veprimet e tjera procedurale me këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.
