Shëndetësi

Tre mënyra të lehta për të luftuar lodhjen me ushqim

Në rutinën e përditshme, lodhja mund të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e jetës sonë, duke reflektuar jo vetëm tek energjia dhe motivimi, por edhe tek marrëdhëniet me të tjerët dhe aftësia për të përballuar sfidat e përditshme.

Sipas një artikulli të Telegraph, një sondazh i YouGov me 2,086 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar për Fondin Botëror të Kërkimit të Kancerit zbuloi se lodhja ishte arsyeja kryesore që i pengonte ata të ndiqnin një stil jetese më të shëndetshëm.

Megjithatë, përmes disa mënyrash të shëndetshme ushqimi mund të luftohet lodhja dhe të rifitohet energjia.

Një mënyrë është t’i kushtohet vëmëndje rëndësisë së nivelit të hekurit në organizëm dhe për këtë, burimi më i mirë dietik i hekurit është mishi i kuq, por për arsye shëndetësore dhe etike shumë njerëz përpiqen ta zvogëlojnë konsumin e tij. 

Për fat të mirë, ka shumë burime bimore të hekurit, si zarzavatet me gjethe të errëta, frutat e thata dhe bishtajoret, të cilat, kur kombinohen me ushqime të pasura me vitaminë C, si manaferrat, frutat agrume dhe domatet, mund të absorbohen më lehtë nga trupi. 

Mënyra e dytë është rritja e nvelit të vitaminës B12 në dietën ushqimore. Vitamina B-12 gjendet kryesisht edhe në produktet shtazore dhe nëse nuk po përthithet mjaftueshëm hekur, ka shumë të ngjarë që të mos merret mjaftueshëm as vitamina B12.

Një tjetër burim i shkëlqyer për përthithjen e vitaminës B12 është peshku si trofta, salmoni dhe sardelet, të cilat gjithashtu përmbajnë vitaminë D, një tjetër mikronutrient që pengon ndjesinë e lodhjes.

Nga ana tjetër, mënyrë gjithashtu efikase është konsumimi i ushqimeve të caktuara veçanërisht atyre që përmbajnë karbohidrate komplekse, proteina dhe yndyrna të shëndetshme.

Bananet, tërshëra dhe arrat janë tre nga ushqimet më të mira dhe kombinohen në mënyrë të shijshme nëpër smoothie , të cilat ndihmojnë në largimin e lodhjes. Kafja përmban gjithashtu një dozë kafeine që rrit vigjilencën dhe nxit prirjen për të qenë më energjik.

Nëse mund të mbështetemi te statistikat e fundit, këto mënyra kanë një ndikim serioz në shëndet dhe duhet të integrohen sa më shumë në regjimin ushqimor të njerëzve që e kanë problematikë të përditshme lodhjen.

Të Ngjashme