Lajme

Tre persona të lënduar në një aksident në Komunën e Deçanit

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Prilep të Deçanit.

Në këtë aksident që ka ndodhur rreth orës 14:30 minuta janë përshirë tri vetura.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova për teve1.info bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Sot rreth orës 14:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Prilep-Deçan, në këtë aksident ishin të involvura 3 vetura dhe si pasojë 3 persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, njoftoi Rugova.

Të Ngjashme