Lajme

Tre të lënduar në aksidentin mes dy automjeteve në rrugën Gjakovë – Prizren

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Celinë në rrugën Gjakovë – Prizren.

Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info zëdhënësi  i policisë për rajonin e Gjakovës, Shehremet Elezaj i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Tutje Elezaj ka theksuar se rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

“Rreth orës 11:00, në fshatin Celinë, në rrugën Gjakovë–Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, thuhet në përgjigjen e tij./teve1.info/

Të Ngjashme