LifeStyle

“Trekëndëshi i Artë”, trendi më i ri i flirtimit, si të bëheni të parezistueshëm me 3 hapa

Në Tiktok po qarkullojnë video për të ashtuquajturën “Metoda e trekëndëshit” për të flirtuar.

Pretendohet se është një metodë e pagabueshme për të bërë dikë të bjerë në dashuri me ju. (Vërtet?! Dhe unë që mendoja se komunikimi dhe personaliteti ishin çelësi.)

Metoda e Trekëndëshit ka të bëjë me sytë tuaj dhe sytë dhe buzët e personit tjetër. Së pari supozohet të shikoni një nga sytë e atij personi. Pastaj kaloni shpejt në vështrimin e buzëve të atij personi, i ndjekur nga vështrimi në syrin tjetër. Të treja pjesët formojnë të ashtuquajturën Trekëndësh të Artë.

Një sekret është të mos zgjatemi shumë në asnjë nga tre pikat. Mos qëndroni më gjatë me vështrimin tek buzët e personit, pasi mund të krijojë siklet. Gjithashtu, mos tregoni një shprehje ‘neverie’ ndërsa shikoni ndonjë nga tre pikat.

A funksionon vërtet metoda e trekëndëshit? Epo, nuk mund të gjendet ndonjë ‘provë shkencore’ për këtë.

Megjithatë duhet provuar, sidomos nga ju që nuk ju funksionojnë asnjëherë takimet..