ShowBizzz

Trekëndëshi Ina-Keijsi-Stelina, banorët ballafaqohen me njëri-tjetrin: Ke ardhur për hakmarrje

Një trekëndësh dashurie ka lindur në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku të përfshirë janë Ina, Keijsi dhe Stelina.

Gjatë këtyre ditëve, Ina kërkoi një sqarim ballë përballë me Stelinën, sa i përket raportit të saj me Keijsin, teksa të tre ata u ballafaquan në Prime, pa praninë e banorëve të tjerë.

Ina: E gjithë kjo ishte e iniciuar nga unë. Sigurisht që ndihet një afrimitet mes meje dhe Keijsit. Dhe unë që të isha shumë e qetë me veten time në radhë të parë, por dhe atë vajzën aty, sepse dashur padashur, jemi në një histori me Keijsin. Si vajza-vajzës, doja ta bëja këtë bisedë.

Stelina: Gjatë këtyre ditëve më është dashur të përjetoj një furi emocionesh, më është dashur të gjykoj dhe veten time për gjërat që kam bërë. I kam kërkuar dhe Keijsit një sqarim, i cili më ka thënë se e kam mbyllur me të. Këto dy njerëz kanë ardhur këtu, kanë thënë që janë vetëm shokë, puthja ka ndodhur gabimisht. Kemi Keijsin që më bëri një surprizë. Nuk mendoja se s’do t’i vendoste pikat mbi i. Nga ana tjetër kthehet e gjithë situata, ku menjëherë pas surprizës, Keijsi tërhiqet nga unë dhe drejtohet nga Ina. Kemi Inën që kërkon një diskutim me mua. Në fund është Ina që thotë se ka ndjesi për Keijsin dhe mendoj se jam unë e treta në këtë raport. Mu desh të mbaja mbi supe gjithë peshën e kësaj treshe. Unë isha vajza naive dhe shumë e sinqertë në ditët e para, pastaj u ktheva në një mashtruese. Nuk e di në këtë mes kush është aktori. Kemi një kthesë të ndjenjës të Inës.

Moneytizer Paragrafi 4

Keijsi: U përpoqa në disa situata për të rimëkëmbur diçka që kishte ngelur pezull. Jemi ulur për t’u sqaruar, sepse ishte diçka që përfundonte në sherr. Me ta më thoshte tjetër gjëra. Me Mirin më thoshte se është ndryshe jashtë, me Kristin përqafohej në syrin tim. Jam ulur dy herë për t’u sqaruar me Stelinën dhe ka kaluar në debate dhe ofendime. Të hap barkun për disa gjëra që nuk duhen. Sqarimi që më ka kërkuar vjen si një lojë. Unë shoh hakmarrjen që ka Stelina për të ardhur pas meje. Përmendjen e familjes unë s’e kam dashur kurrë. Dhe Stelina kur vjen për t’u sqaruar, më ka përmendur familjen. Përgënjeshtron në mënyrën më të frikshme për të më nxjerrë nga vetja.



ks

Të Ngjashme