Kuriozitete

Trendi botëror: Kafshët zëvendësojnë lulet për Shën Valentin

Qindra çifte, festën e Shën Valentinit e shënuan në Paris.

Por, përveç njerëzve, këtë festë po e shijojnë edhe kafshët.

Kjo sipas të dhënave të një dyqani të kafshëve në Londër, të cilat tregojnë se këtë vit është rritur interesi për kafshët shtëpiake si dhe për produktet për to, si shenjë dhurate për Shën Valentin, raporton Klan Kosova.

Tregtarët raportojnë rritje të shitjeve krahasuar me vitet e kaluara, duke reflektuar një trend ku festat thuhet se nuk janë më vetëm për njerëzit.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjithnjë e më shumë, edhe kafshët përfshihen në këto momente simbolike, duke e kthyer festën në një përvojë të përbashkët për të gjithë familjen.

Të Ngjashme