Lodrat Labubu vazhdojnë të pushtojnë botën dhe viraliteti vetëm rritet. Në TikTok, dalin çdo ditë video të reja të fansave që përpiqen të pasurojnë koleksionin e tyre me kukullat e vogla shumëngjyrëshe.
Dhe meqë jemi te ngjyrat Labubu-të janë perfekte për të frymëzuar trende aksesorësh e së fundmi, thonjsh.
Ngjyrat, fytyra, sytë e mëdhenj të ndritshëm dhe dhëmbët e tyre janë disa nga tiparet që njerëzit po përdorin në dizajnet e thonjve, me detaje 3D apo kombinime të ndryshme.
‘Mishmash’
Xixa, ngjitëse, logo dhe fytyra Labubu, njësoj sikur dyqani Pop Mart të jetë hapur te thonjtë tuaj.
Matchy
Nëse keni një lodër Labubu, frymëzohuni nga ngjyrat e saj për të dizenjuar thonjtë. Fotot e duarve do të dalin yll!
Verë Labubu
Thonjtë e frymzuar nga “vera italiane” janë kudo, por mes limonëve dhe pllakave të Positano-s, mund të shtoni një përbindësh të vogël.
