LifeStyle

Trendi i TikTok-ut që po “shëron dhe sëmur” të gjithë, por a duhen marrë gjithë kohës magnez dhe vitaminë D së bashku?

Nuk është hera e parë dhe as e fundit që trendet apo videot dizinformuese në rrjete sociale të bëhen shkak që shumë njerëz të marrin informacion të cunguar apo të përfundojnë viktimë e djegieve, problemeve shëndetësore apo edhe të humbin jetën pasi i kanë besuar dhe praktikuar. Por, duket se ky problem nuk është aq i thjeshtë për t’u trajtuar.

P.sh trendi i momentit është marrja e suplementeve të magnezit dhe vitaminës D së bashku. Gjithçka ka nisur nga videot e shumta që qarkullojnë në TikTok duke bërë që mijëra njerëz të rendin drejt farmacive për të provuar “shpikjen” e momentit. Po çfarë mendojnë ekspertët e shëndetit për këtë kombinim, a është ai aq çudibërës sa po e shesin influencuesit apo blogger-ët? Përdoruesit e TikTok pretendojnë se magnezi + vitaminën D ndihmojnë me një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë ankthin, problemet me pagjumësinë, anoreksinë, konstipacionon etj.

“Është e vërtetë se marrja e mjaftueshme e magnezit është thelbësore për shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Por, ndërsa njerëzit që kanë mungesë të vitaminës D dhe magnezit mund të përfitojnë nga marrja e dy suplementeve, nuk është e nevojshme të merret njëra thjesht sepse po merrni tjetrën”, -thotë Pieter Cohen, MD, profesor i asociuar i mjekësisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit.

Me fjalë të tjera, njerëzit nuk duhet të fillojnë të marrin vitaminë D vetëm sepse mjeku i tyre rekomandoi suplemente të magnezit. Dhe siç është rasti në çdo shtesë diete, marrja e këtyre pilulave në mënyrë të panevojshme mund të jetë e rrezikshme.

Rëndësia e përdorimit të magnezit dhe vitaminës D

Vitamina D ndihmon forcon sistemin imunitar dhe mbron shëndetin e kockave. Magnezi është po aq i nevojshëm: Ai ndihmon në mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak, presionit arterial, si dhe ndikon te sistemi nervor. Kjo mund ta bëjë magnezin të dobishëm për trajtimin e simptomave të ankthit, por nuk është ende e qartë se si.

Një përmbledhje e vitit 2020 zbuloi se studimet ekzistuese mbi këtë temë kanë prodhuar prova kontradiktore dhe nevojiten kërkime të tjera për të parë se si magnezi mund të ndihmojë me simptomat e ankthit.

Marrja e medikamenteve në mënyrë të panevojshme, në disa situata, mund të bëhet e rrezikshme. Megjithëse është e rrallë, marrja e tepërt e vitaminës D mund të bëhet toksike për trupin, duke shkaktuar të vjella, dhimbje barku ose dehidrim. Mbingarkimi i organizmit me magnez zakonisht nuk përbën një rrezik serioz për shëndetin, sepse trupi mund të eliminojë magnezin shtesë nëpërmjet urinimit.

Marrja e mjaftueshme e magnezit dhe vitaminës D është thelbësore për ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies, por është e rëndësishme të ndiqni gjithmonë këshillat e një mjeku për t’u siguruar që po arrini ato nivele të rekomanduara në mënyrën më të sigurt të mundshme.

Trendi i TikTok-ut që po "shëron dhe sëmur" të