Lajme

“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe një punëtor

Ndërmarrja “Trepça” ka larguar përkohësisht nga puna një punëtor të kësaj kompanie.

Në njoftim thuhet se punëtori në fjalë ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës.

“Me datën 5.12.2024 z.E.B. është larguar përkohësisht nga puna me vendim me nr.prot:7520 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A. Për shkak se ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 par.1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti ka munguar në punë pa arsye”, thuhet në njoftim.