Lajme

Tronditet sërish Vlora, shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, ka persona të plagosur (DETAJE)

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur këtë të hënë në Porto Palermo të Vlorës, ku dy persona kanë pësuar djegie të rënda në trup si pasojë e shpërthimit të motorit të një skafi.

Burime për mediat bëjnë me dije se dyshohet se shpërthimi ka ndodhur pas një rrjedhjeje apo përhapjeje të benzinës, e cila më pas është ndezur, duke lënë të plagosur personat që ndodheshin në skaf.

NEWS  “Dosja e zezë” e pasurisë së Blendi Gonxhes zgjerohet, nga lidhjet e dyshimta me biznesmenin që shfaqet pas…Sipas informacioneve paraprake, dy prej personave kanë pësuar djegie të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.

Ata janë transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po punojnë për zbardhur rrethanat dhe shkaqet e sakta të shpërthimit. Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga policia, priten më tepër detaje në vijim.

NEWS  Vrasje e rëndë/ Vajza e autorit të krimit ‘përballë’ djalit të viktimës: S’kishte ngacmuar mamin, e vrau për para

Të Ngjashme