Një vrasje e dyfishtë ka tronditur Malin e Zi në orët e vona të së premtes. Vëlla e motër, Milanka dhe Jovan Madžgalj të moshës rreth 50-vjeçare, janë gjetur të vrarë me armë zjarri në banesën e tyre në fshatin Sokolac të Bijelo Polje, raportojnë mediat vendase.
Sipas informacioneve jozyrtare nga Administrata e Policisë (UP), vrasësi është përsëritës dhe efektivët janë në kërkim të tij, prej orëve të mbrëmjes së djeshme.
“Të gjitha njësitet policore në dispozicion të Qendrës Rajonale të Sigurisë “Veri”, njësitë kundër terrorizmit, qentë e policisë dhe një njësi helikopterësh e MPB-së dhe Ushtrisë së Malit të Zi janë vënë në dispozicion dhe janë duke ndërmarrë operacione intensive për lokalizimin dhe ndalimin e autorit”, tha UP.
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve të Bijelo Poljes, veçanërisht banorët e fshatit Sokolac ku ka ndodhur ngjarja, që të kenë kujdes, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos lejojnë persona të panjohur të hyjnë në to.