LifeStyle

Truku i ushqimit që rregullon sheqerin në gjak

Një mëngjes i bollshëm është një nga mënyrat më të mira për të pasur një peshë normale dhe për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak.

Më konkretisht, sipas të dhënave të paraqitura në konferencën vjetore të Shoqatës Endokrine në Çikago, nëse konsumojmë 80% të kalorive tona ditore brenda tetë orëve të para pas zgjimit, mund të parandalojmë shfaqjen e diabetit të tipit 2 duke ulur kohën ku sheqeri në gjak është mbi nivelet normale.

Sipas rezultateve të analizave të njerëzve që u morën në studim, rezultoi se ata që konsumonin më shumë kalori deri në orët e hershme të pasdites kishin rregullim më të mirë të sheqerit në gjak, duke shmangur luhatjet e larta të vlerave. As në peshën e tyre nuk u vu re asnjë ndryshim.

“Gjetjet tona tregojnë se konsumimi i shumicës së kalorive në fillim dhe gjatë ditës redukton kohën e rritjes së sheqerit në gjak, duke përmirësuar kështu shëndetin metabolik, me ndryshime të dukshme brenda një jave”, shpjegon autori kryesor i studimit Jose Aleman.

Këto shifra janë të rëndësishme, pasi miliona njerëz janë në rrezik të prediabetit, një fazë para fillimit të diabetit mellitus, me 15 herë më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundjen metabolike.

Si rezultat, studiuesit thanë se studimi i tyre është i pari që tregon se ky lloj i veçantë agjërimi me ndërprerje, pavarësisht nga humbja e peshës mund të ketë efekt të dobishëm.