Histori

Trump bombardon kampin e ISIS për Krishtlindje

SHBA-të kryen një sulm në Nigeri, duke vrarë “shumë terroristë të Shtetit Islamik”, me urdhër të Presidentit Donald Trump.

“Sonte, nën urdhrat e mia si Komandant i Përgjithshëm, Shtetet e Bashkuara nisën një sulm të fuqishëm dhe vdekjeprurës kundër terroristëve të ISIS në Nigerinë veriperëndimore, të cilët po synojnë dhe vrasin brutalisht, kryesisht, të krishterë të pafajshëm, në nivele të papara në shumë vite, madje edhe shekuj!” shkroi presidenti amerikan në Truth Social.

“I kisha paralajmëruar më parë këta terroristë se nëse nuk do ta ndalonin masakrën e të krishterëve, do ta paguanin shtrenjtë, dhe sonte, kjo është ajo që ndodhi. Departamenti i Luftës ka kryer sulme të shumta perfekte, siç janë të afta vetëm Shtetet e Bashkuara”, shtoi Trump, i cili paralajmëroi se do të kishte më shumë “terroristë të vdekur” nëse “masakra e të krishterëve vazhdon”.

Nga ana e saj, AFRICOM njoftoi se sulmi ndodhi në shtetin Sokoto, i cili kufizohet me Nigerin në veri të Nigerisë, në koordinim me autoritetet nigeriane, me vlerësimin fillestar se “disa terroristë të ISIS u vranë në kampet e Shtetit Islamik”.

/tiranapost

Të Ngjashme