Bota

Trump: Do ta inkurajoja Rusinë të bënte ç’dreqin të donte me vendet e NATO-s që nuk paguajnë detyrimet

Trump nga Karolina e Jugut ka kujtuar një bisedë të vjetër në një nga mbledhjet e NATO-s.

Në atë kohë, Trump ishte president i SHBA, kurse Stoltenberg i NATO.

“Nuk e di a është akoma, por Stoltenberg shefi i NATO, ka qenë fansi im më i madh.

Më erdhi dhe më tha, po diskutojnë vendet anëtare, por jo te gjitha duan të paguajnë detyrimet, edhe pse i kanë ato para.

Unë hyra dhe u thashë: Duhet të paguani!

Presidenti i një vendi të fuqishëm u ngrit në këmbë dhe më pyeti: Po nëse s’paguajmë dhe Rusia na pushton, do na ndihmoje? Do na mbroje?

Iu ktheva: Jo vetëm që s’do t’ju mbroja, por do ta i kurajoja të bënte ç’dreqin të donte me ju. Sepse duhet të paguani faturat!”, tha Trump me çmendurinë apo vendosmërinë e tij.



/tiranapost