Bota

Trump: Do t’i ofroj Elon Musk-ut një post në qeveri nëse fitoj

Donald Trump është shprehur se do t’i ofrojë një post në qeveri ose një rol këshillues në administratën e tij Elon Musk nëse do të fitojë zgjedhjet presidenciale.

Trump e bëri deklaratën e tij në një intervistë të fundit për “Reuters”, por tha që ky propozim do të kishte vlerë vetëm nëse Elon Musk do ta dëshironte një gjë të tillë.

Musk e ka shfaqur hapur mbështetjen e tij për Donald Trump, madje edhe financoi fushatën e tij.



/tiranapost