Teksa juria filloi të shqyrtonte çështjen e tij, ish-presidenti Donald Trump u tha gazetarëve se misionarja katolike ‘nuk do mund t’i mposhte këto akuza’.
Ai vazhdoi të thoshte:
“Dua të them këtë: Nënë Tereza nuk mund do mund t’i mposhte këto akuza, por do ta shohim”, tha Trump. “Do ta shohim si do ia bëjmë. Është një situatë shumë e turpshme”, tha Trump.
Megjithatë, ish-presidenti nuk pranoi t’i përgjigjej një gazetari i cili e pyeti: ‘A do të thoni me këtë fjali se jeni më i shenjtë se Nënë Tereza?’
Nënë Tereza, e cila pavarësisht polemikave u shpall shenjtore në vitin 2016, ia kushtoi jetën ndihmës së nevojtarëve në Kalkutë.
Rrjetin mund ta imagjinoni vetëm me memet që kanë shpërthyer për këtë krahasim.
Trump po përballet me 34 akuza lidhur me përpjekjen e tij të supozuar për të mbuluar një skandal. Trump akuzohet se pagoi 130,000 dollarë në vitin 2016 për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, një përpjekje për të fshehur detajet e një lidhjeje jashtëmartesore.
/tiranapost