Donald Trump ka falur Changpeng Zhao (CZ), themeluesin e kompanisë më të madhe të kriptomonedhave në botë, Binance.
Zhao ishte dënuar në vitin 2023 për pastrim parash, por pas katër muajsh burg u lirua. Falja e tij ka shkaktuar shumë debat në SHBA, pasi sipas mediave si People dhe The Wall Street Journal, familja Trump ka përfituar miliarda dollarë nga një projekt kripto i lidhur me Binance.
Trump tha se Zhao ishte trajtuar padrejtësisht dhe se falja e tij është “një fitore për drejtësinë dhe inovacionin”.
Ekspertët mendojnë se kjo lëvizje është politike dhe mund të dëmtojë besimin në sistemin ligjor amerikan.
/tiranapost
