Presidenti amerikan Donald Trump është vënë në qendër të kritikave pas një fjalimi para ligjvënësve republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, ku përdori gjeste dhe mimika për të imituar atletë dhe peshëngritës transgjinorë.
Pamjet, të shpërndara në rrjetin social X nga një llogari e lidhur me administratën Trump, janë bërë shpejt virale. Gjatë takimit të mbajtur në Qendrën Kennedy në Uashington, Trump u pa duke bërë sikur ngrinte pesha, duke ironizuar një garë mes një peshëngritëseje femër dhe një rivaleje transgjinore, përshkrim që ka ndezur reagime të shumta në opinionin publik.
/tiranapost
