Bota

Trump: Irani do të goditet shumë fort

“Irani, i cili po mposhtet rëndë, i ka kërkuar falje dhe është dorëzuar përpara fqinjëve të tij në Lindjen e Mesme, duke premtuar se nuk do të qëllojë më ndaj tyre. Ky premtim u bë vetëm për shkak të sulmeve të pandërprera të SHBA-së dhe Izraelit.

Ata kërkonin të merrnin nën kontroll dhe të sundonin Lindjen e Mesme. Është hera e parë që Irani ka humbur, në mijëra vite, ndaj vendeve përreth në Lindjen e Mesme. Ata kanë thënë: ‘Faleminderit President Trump’. Unë u kam thënë: ‘Ju lutem!’

Irani nuk është më ‘ngacmuesi i Lindjes së Mesme’. Përkundrazi, tani është ‘HUMBËSI I LINDJES SË MESME’, dhe kështu do të mbetet për shumë dekada, derisa të dorëzohet ose, më shumë gjasa, derisa të shembet plotësisht.

Sot Irani do të goditet shumë fort! Po shqyrtohet seriozisht mundësia e shkatërrimit të plotë dhe e goditjes së zonave dhe grupeve të njerëzve që deri në këtë moment nuk ishin marrë në konsideratë si objektiva, për shkak të sjelljes së keqe të Iranit.

Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkruan Presidenti i SHBA-së, Trump, nga Shtëpia e Bardhë.

/tiranapost

Të Ngjashme