Donald Trump ka kërcënuar se do të padisë BBC-në, duke kërkuar 1 miliard dollarë dëmshpërblim, në një kohë kur transmetuesi publik britanik po përballet me një krizë të thellë të brendshme pas dorëheqjeve të drejtuesve të lartë dhe akuzave për anshmëri politike, raporton Politico.
Kërcënimi erdhi vetëm një ditë pas dorëheqjes së drejtorit të përgjithshëm të BBC-së, Tim Davey, dhe drejtoreshës kryesore të lajmeve, Deborah Turns. Të dy dhanë dorëheqjen të dielën mbrëma, nën presion të fortë politik dhe kritikash për mënyrën se si BBC kishte mbuluar komentet e Trump-it mbi ngjarjet e 6 janarit 2021, kur protestuesit sulmuan Kapitolin.
Sipas NBC dhe Fox News, ekipi ligjor i Trump i ka dërguar një letër BBC-së, duke i dhënë afat deri më 14 nëntor për të tërhequr “deklaratat e rreme, shpifëse dhe nxitëse” ndaj tij. Në të kundërt, paralajmërohet se do të ngrihet një padi për të paktën 1 miliard dollarë.
Sipas New York Times, letra kërkon gjithashtu tërheqjen e dokumentarit, një falje publike dhe kompensim financiar për “dëmin që Presidenti Trump ka pësuar”.
Një zëdhënës i BBC-së tha shkurt se “do ta shqyrtojmë letrën dhe do të përgjigjemi në kohën e duhur”.
/tiranapost
