Ish-presidenti amerikan Donald Trump në librin e tij më të ri, ka kërcënuar me burg CEO-n e Meta-s, Mark Zuckerberg, nëse ndërhyn në zgjedhjet presidenciale të 2024. Gjithashtu ai e ka akuzuar biznesmenin për komplot kundër tij në zgjedhjet e 2020.
“Ne po e vëzhgojmë atë nga afër dhe nëse ai bën diçka të paligjshme përsëri, ai do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg, ashtu si të gjithë ata që do kryejnë mashtrime në zgjedhjet presidenciale të 2024,” shkruan Trump
Muajin e kaluar, Trump lëshoi kërcënime të ngjashme kundër Zuckerberg, në një postim në Truth Social, duke thënë se do të shkojë në burg për një kohë të gjatë.
“Ne tashmë e dimë se kush jeni. Mos e bëj! Ki kujdes!”, tha Trump.
/tiranapost