Bota

Trump kërkon 1 miliard dollarë nga Harvardi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të hënën në mbrëmje se po kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Universiteti i Harvardit, në reagim ndaj një raporti të “New York Times”, sipas të cilit administrata e tij kishte tërhequr kërkesën që universiteti të paguante gjoba.

Përmes një postimi në rrjetin Truth Social, Trump tha se nuk dëshiron më të ketë asnjë marrëdhënie me Harvardin, duke theksuar se administrata e tij po kërkon tashmë një dëmshpërblim prej 1 miliard dollarësh.

Trump e ka akuzuar vazhdimisht Harvardin, ashtu si edhe universitete të tjera prestigjioze amerikane, për promovimin e asaj që ai e quan “ideologji të zgjuar” dhe për dështim në mbrojtjen e studentëve hebrenj gjatë protestave në mbështetje të Palestinës.

Në këtë kuadër, administrata e tij ka ngritur disa padi ndaj institucioneve të arsimit të lartë, duke kërkuar shuma të mëdha kompensimi financiar.

/tiranapost

Të Ngjashme