Izraeli, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndërmarrë një fushatë ajrore kundër Iranit. Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi nisjen e operacioneve të mëdha ushtarake në një video rreth tetë minutëshe të publikuar në platformën Truth Social.
Sipas Trump, “aktivitetet kërcënuese të Teheranit rrezikojnë drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara, trupat tona, bazat tona jashtë vendit dhe aleatët tanë në mbarë botën”.
“Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian, një grup i egër njerëzish shumë të ashpër dhe të tmerrshëm. Për 47 vjet, regjimi iranian ka brohoritur ‘Vdekje Amerikës’ dhe ka zhvilluar një fushatë të pandërprerë gjaku”, deklaroi ai.
Presidenti amerikan iu referua edhe krizës së ambasadës amerikane në vitet 1979–1981, kur 66 pengje u mbajtën për 444 ditë.
“Ka qenë terror masiv dhe ne nuk do ta pranojmë më”, shtoi Trump, duke pretenduar se Irani ka tentuar të rindërtojë programin e tij bërthamor dhe po zhvillon raketa me rreze të gjatë.
Duke iu drejtuar drejtpërdrejt popullit iranian, Trump u shpreh se ora e lirisë po afron, ndërsa paralajmëroi për goditje të mundshme ajrore.
“Kur të përfundojmë, merrni qeverinë tuaj ajo do t’ju takojë juve”, përfundoi ai.
/tiranapost
