Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se Australia po bënte një “gabim të tmerrshëm humanitar” duke lejuar ekipin iranian të futbollit të femrave të kthehej në shtëpi dhe i bëri thirrje kryeministrit australian t’i jepte ekipit azil.
Ekipi iranian ishte në Australi për Kupën e Azisë, nga e cila u eliminua të dielën pasi humbi ndaj Filipineve, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv
Turneu për ekipin kombëtar iranian filloi në një kohë kur SHBA-të dhe Izraeli po nisnin sulme ajrore kundër Iranit, në të cilat u vra Lideri Suprem i Republikës Islamike, Ali Khamenei. Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump tha se futbollistet femra mund të përballen me pasoja të rënda pas kthimit të tyre.
“Australia po bën një gabim të tmerrshëm humanitar duke lejuar që ekipi iranian i futbollit të femrave të detyrohet të kthehet në Iran, ku ka shumë të ngjarë të vriten”, shkroi Trump. “Shtetet e Bashkuara do t’i pranojnë ato nëse ju nuk doni.”
Ambasada Australiane në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi deklaratat e Trump.
