Bota

Trump: Marrëveshja Netflix-Warner Bros mund të sjelli probleme dhe unë do të përfshihem

Presidenti Donald Trump tha se blerja e Warner Bros. Discovery nga Netflix, me vlerë 72 miliardë dollarë, mund të jetë problem sepse kompania e re do të ketë shumë pushtet në treg. Me borxhet e llogaritura, marrëveshja arrin mbi 82 miliardë dollarë.

Netflix synon të blejë studion Warner Bros., HBO-në dhe platformën HBO Max, duke marrë akses në gjithë filmat dhe serialet e tyre. Marrëveshja nuk përfshin kanalet televizive si CNN dhe TNT.

Duke folur në Uashington, Trump tha:
“Do të duhet të kalojë një proces. Mund të jetë problem… dhe unë do të përfshihem.”

Sipas tij, Netflix ka tashmë një pjesë shumë të madhe të tregut dhe me marrjen e Warner Bros. ajo rritet edhe më shumë. Netflix ka mbi 300 milionë abonentë dhe është platforma më e madhe e transmetimit në botë.



/tiranapost