Lajme

Trump me mesazh të paqartë në rrjete sociale në prag të negociatave

Presidenti amerikan, Donald Trump, shpesh përdor rrjetet sociale për të njoftuar ndryshime në politika, për të bërë deklarata, dhe – herë pas here, siç bëri më parë këtë javë – për të kërcënuar me shkatërrimin e një qytetërimi të tërë.

Postimi i fundit nga presidenti amerikan vjen në prag të bisedimeve të paqes midis delegacioneve amerikane dhe iraniane në Pakistan.

Duke ia lënë më shumë imagjinatës, aty thjesht shkruhet: “Fillimi më i fuqishëm në botë”.

Ndryshe, Trump tha se Irani po “bën një punë shumë të dobët” në lejimin e kalimit të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, ndërsa armëpushimi dyjavor varet nga hapja e këtij korridori kyç nga Teherani.

Që nga shpallja e armëpushimit, vetëm disa anije iraniane kanë kaluar përmes ngushticës, ndërsa një anije cisterne nafte (tanker) jo-iraniane kaloi aty mëngjesin e djeshëm.

Anija MSG, një tanker me flamur të Gabonit, kaloi përmes “rrugës me taksë” të ngushticës në orët e para të mëngjesit.

Të Ngjashme