Presidenti Donald Trump reagoi pas publikimit të dokumenteve të reja lidhur me Jeffrey Epstein, duke deklaruar se nuk ka pasur kurrë lidhje me të. I pyetur nga një gazetar gjatë një konference për shtyp, Trump u përgjigj: “Nuk kam të bëj fare me Jeffrey Epstein. E kam larguar nga shoqëria ime shumë vite më parë, sepse mendoja se ishte një pervers i sëmurë – dhe mesa duket kisha të drejtë.”
Ai theksoi edhe një herë se “nuk ka qenë kurrë” në ishullin privat të Epstein dhe e cilësoi gjithë çështjen si një “mashtrim politik të demokratëve”.
Pyetja u shtrua nga një gazetar i ABC News, çka nxiti reagimin e ashpër të Trump, i cili kritikoi hapur rrjetin mediatik. “Mendoj se je një gazetar i tmerrshëm,” iu drejtua ai reporterit, duke shtuar se mënyra e bërjes së pyetjes ishte “e gabuar dhe e turpshme.”
Trump akuzoi ABC-në për raportim të njëanshëm dhe tha se licenca e rrjetit duhet të vihet në shqyrtim.
“Kur jeni 97% negativë ndaj meje dhe unë fitoj zgjedhjet me shumicë të madhe, kjo tregon se lajmet tuaja nuk janë të besueshme – dhe as ju si reporter,” përfundoi Trump.
/tiranapost
