Opinione

Trump: Mund të më duhet të zgjedh midis Groenlandës dhe NATO-s

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur dyshime të reja mbi të ardhmen e marrëdhënieve të Uashingtonit me NATO-n, duke lënë të kuptohet se çështje strategjike si Groenlanda mund ta vendosin Amerikën përballë një dileme të rëndësishme.

Në një intervistë për New York Times, Trump deklaroi se një aneksim i mundshëm i Groenlandës mund të hapë skenarë të rinj për politikën amerikane të sigurisë.
“Njëra palë është NATO, tjetra Groenlanda. Mund të jetë një mundësi,” u shpreh ai, duke nënkuptuar se angazhimi i SHBA-së në aleancën ushtarake mund të rishikohet.

Sipas Trump, perceptimi i Rusisë ndaj NATO-s lidhet kryesisht me rolin amerikan dhe jo me vetë aleancën.
“Rusia nuk shqetësohet për NATO-n, përveç pranisë sonë. As Kina,” tha ai.

Presidenti amerikan nuk kurseu as kritikat ndaj vendeve evropiane, duke theksuar se kontinenti po ndryshon ndjeshëm dhe duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e vet.

“Evropa po bëhet shumë ndryshe dhe duhet të veprojë. Dua që ata të marrin përgjegjësi,” theksoi Trump.

/tiranapost

Të Ngjashme