Lajme

Trumpi arrin 178 vota elektorale, ndërsa Harrisi 99

Nga numërimi i deritashëm i votave, kandidati republikan, Donald Trump, fitoi në 17 shtete, ndërsa kandidatja demokrate, Kamala Harris, në 9.

Përkthyer në vota, Trump fitoi 178 vota të Kolegjit Zgjedhor, kurse Harris 99, raporton AP.

Për t’u shpallur president, kandidati duhet të sigurojë së paku 270 vota nga gjithsej 538 sa ka Kolegji Zgjedhor.

Shtetet e papërcaktuara Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Wisconsin, janë vendimtare për zgjedhjen e presidentit të 47-të të shtetit më të fuqishëm në botë..teve1.info/