Lajme

“Trupi ishte në fund të pishinës”- Vdekja futbollistit të Kombëtares, po hetohet nëse në shtëpinë e 31-vjeçarit ka qenë një person i dytë! Dyshimet pas gjetjes së një shishe me vodka dhe 2 gotave në tavolinë

George Baldock, futbollisti i Kombëtares greke, u gjet i vdekur në pishinën e shtëpisë që kishte marrë me qira në lagjen Glifada të Athinës.

‘Sportal.gr’ raporton se 31-vjeçari humbi jetën rreth orës 19:00, por trupi i tij u gjetëm vetëm disa orë më vonë nga pronari i banesës.

Ky i fundit shkoi të kontrollonte pasi bashkëshortja e futbollistit nuk po arrinte të kontaktonte me 31-vjeçarin.

George Baldock duhet të udhëtonte ditën e djeshme drejt Anglisë për të festuar 1 vjetorin e ardhjes në jetë të vajzës së tyre

“Ai u gjet i vdekur në fund të pishinës, me fytyrën poshtë, gruaja e kishte telefonuar që në mesditë. I zoti i shtëpisë shkoi dhe e gjeti në pishinë”, tha zyrtari i lartë i policisë greke, Girogos Kalliakmanis.

Të dhënat e para nga autopsia e kryer në Departamentin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Athinës tregojnë se futbollisti humbi jetën pasi u mbyt në ujë.

Në trupin e tij nuk janë gjetur shenja, plagë apo mavijosje.

Gjatë procedurës janë mbledhur mostrat dhe priten rezultatet e analizave toksikologjike, të cilat mund të zgjasin edhe disa ditë.

Një shishe gjysmë bosh me vodka dhe dy gota u gjetën në një tavolinë afër pishinës, të cilat u dërguan në laboratorin e mjekësisë ligjore.

Policia po heton për të zbuluar nëse dikush tjetër ka qenë i pranishëm në shtëpinë e futbollistit para vdekjes së tij./