Shëndetësi

Truri i nënës dhe i fëmijës sinkronizohet gjatë lojës, edhe pa fjalë

Sintonia mes nënës dhe fëmijës kalon çdo barrierë, ndër to edhe atë gjuhësore. Gjatë lojës, truri i nënës dhe i fëmijës së saj sinkronizohen, edhe kur nëna komunikon në një gjuhë të dytë. Studimi është realizuar nga Universiteti i Nottingham-it në Britani, kryesisht mbi familje të përbëra nga pjesëtarë nga vende të ndryshme.

Personat që flasin dy gjuhë në përditshmërinë e tyre shpesh krijojnë një ndjesi distancimi emocional kur nuk përdorin gjuhën mëmë, çka mund të ndikojë në transmetimin e dashurisë dhe empatisë në ndërveprimet prind-fëmijë.

Për këtë arsye, u realizua një eksperiment i ndarë në tre faza. Në skenarin e parë, nëna duhej të luante me fëmijën në gjuhën e saj amtare; në rastin e dytë, duhej të flisnin vetëm në anglisht; ndërsa në rastin e fundit duhej të luanin në heshtje të plotë, të ndarë nga një barrierë.

Rezultatet ishin surprizuese dhe treguan një sinkronizim të valëve të trurit mes nënës dhe fëmijës, veçanërisht në zonat përgjegjëse për proceset e vendimmarrjes, planifikimit, arsyetimit dhe emocioneve. Sinkronizimi ishte më i fortë madje edhe krahasuar me rastet e komunikimit gjuhësor.

Të Ngjashme