Kuriozitete

Tualeti prej ari shitet për 10 milionë dollarë

Gjendet në shtëpinë e njohur të ankandeve Sotheby’s në Nju Jork

Në Nju Jork, shtëpia e njohur e ankandeve Sotheby’s do të nxjerrë në shitje një nga veprat më të famshme e më provokuese të artit bashkëkohor, tualetin prej ari 18 karatësh të artistit italian Maurizio Cattelan, të titulluar “America”.

Moneytizer Paragrafi 2

E realizuar tërësisht në ar dhe me peshë 101.2 kilogramë, veprës do t’i vendoset një çmim fillestar që do të varet nga kursi i arit në ditën e ankandit, më 18 nëntor. Aktualisht, vlera e saj llogaritet rreth 10 milionë dollarë amerikanë.
“Vepra do të ofrohet me një çmim fillestar të barabartë me peshën e saj në ar. Është një mënyrë e pazakontë, por që lidhet drejtpërdrejt me interesin e artistit për të dalluar vlerën e materialit nga vlera artistike“, u shpreh David Galperin, zëvendëskryetar i Sotheby’s.
“America” u bë e famshme në vitet 2016–2017, kur u ekspozua në Muzeun Guggenheim të Nju Jorkut si një tualet plotësisht funksional, simbolikë ironike mbi pasurinë, luksin dhe realitetin shoqëror.

“Cattelan gjithmonë ka sfiduar kufijtë e artit. Ai ngre pyetje të pakëndshme, provokon debat dhe reflekton mbi realitetin e botës. ‘America’ është një shembull i përkryer i kësaj“, tha Galperin.
Vepra tërhoqi sërish vëmendjen botërore në vitin 2019, pasi një tjetër version i saj u vodh nga Pallati Blenheim në Britaninë e Madhe dhe nuk u gjet kurrë. Këtë herë, në ankand do të dalë i vetmi version i mbetur.

Moneytizer Paragrafi 4

Cattelan rikthehet me një vepër që bashkon konceptin artistik me vlerën reale të arit.