Lajme

​Tubimi i madh i Partisë Guxo, Gërvalla shpalos planet për zgjerim në komunat e Kosovës

Kryetarja e Partisë Guxo Donika Gërvalla ka deklaruar se së shpejti do të formojnë degë në tërë komunat e Kosovës falë kontributit që është duke dhënë kjo parti në zhvillimin e vendit.

Gërvalla në tubimin e madh të Guxo me anëtarë e mbështetës të saj ka folur për zhvillimin e kësaj partie.

Gërvalla: Guxo së shpejti do të formojë degët e saja në tërë komunat e Kosovës

“Ku është sot partia Guxo? Për këto vite ajo është zhvilluar, ka ndërtuar frymën e saj, ka qartësuar vizionin e saj shtet-formues e atdhedashës, ka lënë gjurmën e saj në çdo segment të jetës publike të Kosovës. Partia Guxo ka ndërtuar strukturën e saj qendrore dhe ka ndërkohë shumë degë të formuara në qytetet e Kosovës, dhe së shpejti do të formojë degë në tërë Komunat e Kosovës”, tha ajo.

Ndërsa, ka shtuar se kjo parti mund të portretizohet edhe si partia më mbështetjen më të madhe në mesin e mërgatës.

Gërvalla: Guxo me mbështetjen më të madhe si parti në diasporë

Veçanërisht Partia Guxo ka punuar me mërgatën tonë të çmuar dhe tani kemi degë shumë të fuqishme në Evropën Perëndimore, madje Partia Guxo mund të portretizohet edhe si partia më mbështetjen më të madhe në mesin e mërgatës tonë, pasi si asnjë parti tjetër e Kosovës, ngërthen në vete vlerat, vizionin dhe përpjekjet e mërgimtarëve tanë për një Kosovë të lirë, demokratike të zhvilluar, për një Kosovë euroatlantike në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale”, tha ajo.

Në anën tjetër, Gërvalla ka lavdëruar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, për punën e tij në këtë sektor të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Gërvalla: Hallall ministrit Peci

Për Faton Pecin e dëgjon shprehjen ministrit Peci hallall i qoftë nga të gjithë. Faleminderit Faton që na bënë të jemi në gjendje të premtojmë edhe më shumë për mandatin e ardhshëm, jo domosdo vetëm në Ministrinë e Bujqësisë, por ndoshta edhe në fusha të tjera kur kontributi yt do të jetë po kaq i fuqishëm sa në Ministrinë e Bujqësisë”, tha Gërvalla.