Bota

Tuneli i Llogarasë nis me pagesë këtë muaj

Punimet për vendosjen e sistemit të pagesës në Tunelin e Llogarasë kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa gjatë ditës së sotme janë zhvilluar testet e fundit për funksionimin e plotë të pajisjeve.

Kamerat e sigurisë, sistemet elektronike të kontrollit dhe infrastruktura mbështetëse po verifikohen për të garantuar një proces të rregullt dhe efikas në momentin e nisjes së tarifimi.

Sipas të dhënave, aplikimi i tarifave pritet të nisë brenda këtij muaji, duke i dhënë fund periudhës së kalimit pa pagesë. Çmimet do të jenë të diferencuara sipas kategorive të mjeteve, duke filluar nga 100 lekë për motomjetet, 250 lekë për makinat, 500 lekë për mjete me karroceri, 1000 lekë për furgonë dhe autobusë, si dhe deri në 5000 lekë për mjetet e rënda me rimorkio.

/tiranapost

Të Ngjashme