3
Ato njihen zakonisht si “zahire” dhe zakonisht përgatiten gjatë verës për t’u bërë gati dhe konsumuar në çdo stinë
Përbërësit:
– domate,
– hudhër,
– borzilok,
– rozmarinë,
– vaj ulliri,
– kripë,
– piper,
– fletë dafine,
– trumzë, sipas dëshirës
Përgatitja:
Zgjidhni domatet përafërsisht të madhësisë së njëjtë në mënyrë që t’i thani në tërësi. Furrën ngroheni në 100 gradë celsius. Domatet lani dhe thani, fshini me leckë. Në fund të enës për pjekje vendosni letër për pjekje. Domatet prisni katër copash dhe rendisni në enë.
Thelpinjtë e paqëruar të hudhrës vendosni midis copave të domateve. Qitni kripë, piper dhe spërkatni me vaj ulliri.
Futni në furrë për tharje rreth 3 – 4 orë. Pastaj fikeni furrën dhe lërini domatet që të ftohen
ks