Edona James është përplasur sërish me banoren tjetër të Big Brother VIP Kosova 2, Kader Kicaj.
Debatet e tyre kanë nisur javë më parë, gjersa po vijojnë akoma brenda shtëpisë së famshme.
Ato së fundmi kanë qenë në dhomë të gjumit, ku edhe nisën një debat me njëra-tjetrën.
Të pranishme ishin edhe dy konkurrentet e tjera të këtij formati, Santiana Maloku e Alby the Goat.
Pjesë nga biseda e tyre:
Edona James: A nuk po e sheh fytyrën tënde a?
Kader Kicaj: Jo unë po e shoh timen, po ti nuk je duke e parë tënden, çfarë fytyrë ke. Ti nuk po i sheh gjërat e tua.
Edona James: Ti shoqe a, nuk e di çfarë është shoqja, me atë zë bajat që e ke.
Kader Kicaj: Ty po të duket që e ke zërin më të mirë a.
Edona James: Ty nuk të mban një burrë më shumë se një muaj.
Kader Kicaj: Ishalla ty të mban më shumë.
Edona James: Me atë gojë të madhe që e ke.
Kader Kicaj: Maspari po e tregon vetëm veten tënde. Publiku po e sheh çfarë njeriu je.
Edona James: Rritu pak.Kush je ti more. Me ato gjëra falso që i ki. T’i ka bërë doktori, edhe fytyrën.