Lajme

“Tymi nuk mbaronte”, banorët në Lushnjë tregojnë momentet e tmerrit

Banorët që jetonin në katet e sipërme të qendrës tregtare “Metropol”, që u përfshi nga flakët kanë përjetuar orë ankthi dhe frike.

Edhe pse në orë të vështira, banorët nuk kanë harruar që në ato momente të ndihmojnë njëri-tjetrin. Një nga banorët e pallatit tregon se pronari i pallatit ka shkuar dhe i ka ndihmuar për të dalë nga ndërtesa.

“Isha në kat të gjashtë. Nga poshtë lart erdhi zjarri. Pronari i pallatit erdhi dhe na ndihmoi. Tymi na e bëri të vështirë për të dalë.  Isha unë nusja ime… 4 veta”, tha një banor i pallatit.

Një e moshuar ka treguar e kishte mbetur brenda në shtëpi që ishte e mbushur me tym, kur një zjarrfikës u fut në banesë dhe e ndihmoi për të dalë jashtë.

“Tymi nuk mbaronte, nga jashtë mbyllëm dyer e dritare. Këto na merrnin që telefon dhe qanin kurse unë u thashë s’kam gjë, jam mirë. Pastaj erdhi një polic, një vullnetar dhe na shpëtuan jetën, rrofshin. Unë isha në banesë me një komshie sepse jetoj vetëm”, shtoi e moshuara.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo