
1
Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi të premtën në Pejë i mori jetën 15-vjeçarit Eldion Kelmendi.
Bashkë me Eldionin ishte edhe një shok, i cili pas lëndimeve të rënda që pësoi u dërgua menjëherë për tretman mjekësor.
I aksidentuari iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, teksa burime të IndeksOnline brenda spitalit pohojnë se ai aktualisht është duke u trajtuar në kujdesin intensiv.
Kujtojmë se i ndjeri Eldion, vëllai i artistit të njohur, Gjesti, u varros dje në Pejë