ShowBizzz

U arrestua për kultivim të drogës, Enca rrezikon nga pesë deri në 10 vite burg?

Këngëtarja e njohur Enca është vënë në pranga nga Policia, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Pas kontrollit në banesën e saj, në ballkon Policia gjeti pesë vazo të mbjella me kanabis të mëdha.

Por sa e parashikon ligji dënimin për kultivimin e lëndëve narkotike?

Në Shqipëri kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

TS Poll - Loading poll ...

Kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.