Lajme

U arrestua për tjetërsimin e dy pronave, Jorgo Goro del sot para GJKKO

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, i cili u arrestua pak ditë më parë do të dalë ditën e sotme para Gjykatës së Posaçme GJKKO, ku do t’i verifikohet masa e sigurisë.  Bëhet me dije se seanca do të mbahet sot në orën 11.30.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili aktualisht ndodhet në qeli ka kallëzuar penalisht Goron, se ka trajtësuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Goro është arrestuar pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, duke tjetërsuar dy prona në Dhermi, me një siperfaqe në total prej 10592 m2, ku përfitues fundor i truallit ka qenë biznesmeni Artan Gaçi, ish deputet i PS.

Në një nga rastet Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bashin, në atë kohë drejtori i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, pa kryer verifikime kanë përcjellë dokumente të falsifikuara pranë organeve kompetente dhe mbi bazën e tyre, ka bërë të mundur regjistrimin e sipërfaqes prej 5512 m2 tokë bujqësore pronësi shtet në favor të subjektit privat.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo