Princ Leka ka ndarë momente emocionuese nga familja e tij, pak javë pasi u bë baba për herë të dytë me bashkëshorten Blerta Celibashi.
Në një video të publikuar në Instagram, Princi ka treguar vajzën e tij, Geraldinën, nga martesa e parë me Elia Zaharian, teksa i këndon një këngë vëllait të saj të vogël, Aleksandrit.
Në pamje, Geraldina dëgjohet duke i kënduar vogëlushit vargjet:
‘Kam me ia tregu unë gjithë botës mbarë, se në këtë shtëpi lindi një vëlla. Ma përkëdhel këtë shpirt veç me një shikim, a e ndal ti kohën, biri im!’

Krahas videos, Princ Leka ka shkruar një mesazh për lidhjen mes dy fëmijëve të tij.
‘Një melodi dashurie nga Geraldina për vëllain e saj të vogël, Aleksandër. Kujtimi i parë i një lidhjeje që do t’i shoqërojë gjithë jetën’, ka shkruar ai.
Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, u bënë prindër të një djali pak javë më parë dhe është pagëzuar me emrin Aleksandër.
Çifti kurorëzoi dashurinë me martesë në një ceremoni private në muajin mars. Lajmi për ardhjen në jetë të djalit erdhi pas ndarjes së Princ Lekës nga aktorja Elia Zaharia, me të cilën ai ka vajzën Geraldina.
