
Klajdi Haruni po shijon ditët e para si baba për herë të parë.
Partnerja e tij Orgesa solli në jetë një vajzë, të cilën e quajtën Hea.
Teksa foli për ndjesitë që po përjeton, Klajdi tha se ka marrë shumë dhurata teksa zbuloi se Flori Mumajesi i dhuroi melodinë që ata e përdorën për video-n, ku ndanë edhe lajmin e bukur me publikun në Instagram, e që Flori mesa duket e paska realizuar pikërisht në ditën kur Haruni i dha lajmin që do bëhet baba, i frymëzuar nga fjalët e tij.