ShowBizzz

U desh dasma e Elgitit me Klean që Olsi Bylyku të konfirmonte ndarjen nga Egli Tako

Olsi Bylyku është zyrtarisht beqar dhe s’ka më vend për dyshime.

Aktori pak më parë martoi një prej miqve të tij më të mirë, Elgit Dodën dhe në këtë event ka shkuar vetëm pa partneren e tij, Eglin.

Nëse ju kujtohet, Olsi dhe Egli ishin të pandashëm (sidomos në eventet e çiftit Huta & Doda), por tani ajo kohë është e shkuar e harruar.

TS Poll - Loading poll ...

Edhe Elgiti me Klean kanë vendosur të ftojnë Olsin dhe jo Eglin, sepse me të kanë miqësi më të hershme.

Me këtë veprim, Olsi i ka dhënë fund aludimeve, duke konfirmuar kështu ndarjen nga Egli.