ShowBizzz

U desh Ronaldo Sharka që Dea Mishel të “pranonte” lidhjen me Kristin

Pas lajmeve që qarkulluan sot, ku aludohej për një bashkëpunim të mundshëm mes Kristit dhe Dea Mishel, u zbulua se ata janë vërtetë bashkë, si juristë në programin “She’s on Top” që fillon së shpejti në Top Channel.

Për Dean bëhet fjalë për një rikthim në këtë format, ndërsa Kristi e ka eksperiencën e parë në televizion (jo si konkurrent).

Megjithatë, edhe pse u zbulua që dyshen do ta shohim në këtë emision, sërish dyshime ka se mund të ketë nisur një histori mes tyre, nisur edhe nga kimia që kanë.

TS Poll - Loading poll ...

Për t’ju përgjigjur këtyre dyshimeve ka menduar vetë Dea, e cila ka zgjedhur ironinë, ose të paktën kështu duket.

Ajo ka zgjedhur të postojë në InstaStory-n e saj disa foto përgjatë ditës, fillimisht në formatin arti/artistja, poza që nisën edhe aludimet e mediave në radhë të parë.

Më pas ka ripostuar një meme të Ronaldo Sharkës, ku e “komplimenton” që e kapi i pari lajmin e romancës mes tyre.

Ndërkohë edhe e ka “pranuar” publikisht marrëdhënien me Kristin, megjithëse në mënyrë ironike.

Se çfarë po ndodh vërtetë mes tyre, do na duhet të presim edhe pak.