Lajme

U futën me traktor në lum dhe u bllokuan, zjarrfikësit shpëtojnë tre persona, mjeti i zhytur në ujë

Një traktor është bllokuar ditën e sotme në vendin e quajtur Bishti i Nartës, në lumin Devoll.

Siç raportohet ekipet e Shërbimit Zjarrfikës Gramsh u nisën menjëherë drejt vendngjarjes.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, u shpëtuan tre persona: një i moshuar, nipi i tij dhe drejtuesi i mjetit.

Traktori ishte zhytur deri në lartësinë e kabinës.

Ekipet e zjarrfikëses bëjnë apel edhe një herë se hyrja në lumin Devoll është tepër e rrezikshme për shkak të prurjeve të papritura nga diga e Moglicës

NEWS  U kap në Dubai për llogari të SPAK, del fotoja e Bujar Sefës

Të Ngjashme