Lajme

U godit nga rrufeja kur po ruante bagëtitë, humb jetën 47-vjeçari në Pogradec

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Velçan të Pogradecit, ku dyshohet se një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ndërsa viktima, shtetasi L. Ç., po ruante bagëtitë në zonën malore të fshatit. Fatkeqësisht, përveç jetës së tij, nga goditja e rrufesë kanë ngordhur edhe rreth 20 krerë bagëti të imëta.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, gjatë kohës që ruante bagëtitë në fshatin Velçan, ka humbur jetën shtetasi L. Ç., 47- vjeç (çoban). Gjithashtu, si pasojë kanë ngordhur rreth 20 krerë bagëti të imëta.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.



ks