“Arrest në Burg” ka vendosur Gjykata e Tiranës edhe për 3 të arrestuarit e tjerë, mes tyre dhe efektivi i operacionales Ervis Shkurta.
Për Enea Sulejmanin konkretisht Gjykata e Tiranës caktoi “burg pa afat”, nërkohë “arrest me burg” me afat deri në 16.05.2024 për Igli Begaj, Shkëlqim Osteni dhe efektivin e policisë Ervis Shkurtan.
I plagosuri Enea Sulejmanit nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës por u përfaqësuar nga avokati i tij në seancë.
Përballë gjyqtarit të çështjes Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj, gjatë seancës kanë kërkuar nga gjykata që të mos marrë parasysh dëshmitë paraprake, pasi janë dhënë pa praninë e avokatit dhe nën trysni. Ata kanë theksuar se nuk kanë lidhje me kokainën që ishte në makinën e Sulejmanit. Ata kanë theksuar se nuk kanë lidhje me kokainën që ishte në makinën e Enea Sulejmanit.
Edhe efektivi i Operacionales, Ervis Shkurta ka mohuar përfshirjen në ngjarje duke pretenduar se nuk është ai poseduesi i numrit Britanik me pseudonimin “Visi i Pazarit” që kanë pretenduar të dyshuarit e tjerë.
Po ashtu ai ka kërkuar lirinë edhe për shkak të problemeve shëndetësore që ka një nga fëmijët e tij.
Mbrojta ka kërkuar masë më të butë sigurie, po ashtu mohon faktin që ata të kenë pasur dijeni për drogën. Mbrojtja e Ervis Shkurtës pretendon se nga raportet e policisë nuk del që të përmendet emri i efektivit Shkurta.
Eneo Sulejmanaj, së bashku me dy shtetas të tjerë Igli Begaj dhe Shkelqim Ostreni po trafikonin 1 kilogramë kokainë në momentin që u arrestuan në flagrancë në kryeqytet. Në dosjen hetimore e arrestimeve të 22 marsit, ishte i përfshirë dhe një efektiv i operacionales në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Policia ra në gjurmët e policit Ervis Shkurta pasi deklarimin për këtë shtetas e ka dhënë i dyshuari për trafik, Shkëlqim Ostreni në deklaratat para oficerëve të policisë dhe prokurorisë. Ky i fundit ka deklaruar se ka njohje me shtetasin Ervis Shkurta që është punonjës policie. Luanin të dy kalceto.
“Kam punuar te lokali që ka shtëpinë Visi, në afërsi të Pazarit të Ri, me emrin restorant “Dada”, – ka thënë Ostreni para oficerëve. Madje Ostreni, pas kqyrjes së celularit, e kishte shënuar policin me nickname “Visi Pazar”.
Këtij rekordi i bashkëlidhet një numër telefoni anglez. Të dy, pra, i arrestuari dhe polici kanë filluar komunikimet mes tyre që nga dita e enjte, në 20 mars. Bisedat sipas policisë, lidhen me tregëtimin e lëndës narkotike.
Ditën e premte, bisedat mes tyre vazhdojnë me orarin kur do të shitej lënda narkotike e sekuestruar tanimë. Polici Ervis shkurta shkruan: “Ok, më thuj kur të mbaroni punë vllai, po, he vllai kryt punë?”
Në vijim, nga ora 22:36 deri në orën 23:15 të mbrëmjes së të premtes Ervis Shkurta i ka dërguar 4 thirrje pa përgjigje në aplikacionin Ëhatsapp, kohë në të cilën Shkëlqim Ostreni ishte bllokuar nga shërbimet policore. Policia pas kësaj shkon dhe gjen policin Ervis Shkurta. I sekuestron celularin e tij të markës Samsung S20+.
Polici Shkurta tregon se e njeh Shkelqimin që prej 3-4 vitesh, por nuk pranon të sqarojë bisedat në aplikacionin Ëhatsapp.
“Nuk kam pasur asnjëherë ndonjë numër anglez në përdorim” – thotë ai, një numër që nuk është gjetur deri tani, sepse celulari që sekuestroi policia ka një kartë sim 069…….321.
“Jam takuar me Shkëlqimin në datën 20 mars. Ka qenë i shoqëruar me një tjetër person dhe udhëtonte me një Audi me ngjyrë të zezë tek rrethi pranë qendrës Stefan. Personin tjetër nuk e njoh. Biseduam pak dhe u ndamë” – thotë polici që nuk pranon të ketë dijeni për drogën apo tregtimin e saj.
Ervis Shkurta, me detyrë polic, ka zgjedhur një avokat dhe në prezencë të tij deklaroi para policisë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e datës 21 mars.
“Do të jap sqarime në një moment të dytë”– thotë polici para kolegëve të vet. Kapja e 1 kilogrami kokainë ndodhi të premten. Kamerat e sigurisë së hotel Theatro dhe dy subjekteve përballë tij shfaqin të gjitha veprimet e policisë, ku mbeti i plagosur në këmbë shtetasi Eneo Sulejmanaj që tentoi t’i ikte policisë pasi në makinë kishte lëndën narkotike. Punonjësi i policisë ka pretenduar në hetim se arma ka bërë shkrepje të pavullnetshme kur e nxorri atë pasi shtetasi Eneo Sulejmanaj nuk po bindej të ndalonte makinën. Operacionalja ka qenë në ndjekje të veprimeve të policisë për ndalimin e makinës.
Vetë Sulejmanaj nuk jep shpjegime në këtë fazë, ndërsa dy të arrestuarit e tjerë japin shpjegime kontradiktore për njohjen me njeri tjetrin. Por mohojnë të kenë dijeni apo të jenë të implikuar në tregtimin e lëndës narkotike të sekuestruar.
Me datë 22.03.2024, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve shtetasi Igli Begaj dhe Shkëlqim Ostreni, për veprën penale të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal ndërsa shtetasi Eneo Sulejmanaj, është arrestuar për veprat penale të parashikuar nga nenet 283/2,Prodhim dhe shitje narkotikesh “ e kryer ne bashkpunim 236/2 “Kundershtimi i punonjesit te policise rendit publik” dhe 242 “Mos bindja ndaj urdherit te punonjesit te policise te rendit publik” të Kodit Penal.
Si rezultat i dyshimeve te bazuara ne shpjegimet e dhena nga shtetasi Shkelqim Ostreni dhe komunikimeve te tij telefonike u be i mundur indentifikimi i nje personi tjeter bashkpuntor i tre subjekteve te siper cituara i cili ka kryer veprime aktive per sigurimin dhe trasportimin e lendes narkotike te sekuestruar ne vendin e ngjarjes i cili quhet Maringlen Xhavit Hoxha per te cilin u kryen procedurat perkatese per shpalljen ne kerkim policor pasi pas kerkimit te tij u be e mundur gjetja e tij.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në kryeqytet ndaloi sot punonjësin e policisë Inspektor Ervis Shkurta, 38 vjeç, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.
Efektivi Forcave Operacionale, Ervis Shkurta, prej kohësh ishte i lidhur me grupet kriminale që merren me trafikun dhe shitjen e lëndëve narkotike.
AMP njofton se :
Një punonjës policie, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është arrestuar i dyshuar për veprën penale “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor E. SH., 38 vjeç, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.
Ndalimi i këtij punonjësi policie u krye në vijim të hetimeve me metoda speciale, në funksion të ngjarjes së datës 21.03.2024, ku u arrestuan në flagrancë tre shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Mosbindja ndaj punonjësve të policisë”.
Si rezultat i hetimeve intensive u bë e mundur sigurimi i provave dhe i fakteve mbi dyshimet se punonjësi i policisë, Inspektor E. SH., me lidhje të ngushtë shoqërore me njërin prej personave të arrestuar, ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike prej 1 Kg e dyshuar kokainë, si dhe ka patur dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e përkushtuar në përmbushje të misionit të saj për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo