Dy shqiptarë janë dënuar me 14 muaj burg në Britani, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.
Bëhet me dije se shtetasit e arrestuar për kultivim të bimëve narkotike janë Halil Copani dhe Denis Xibraku. Personat në fjalë kanë pranuar se kanë janë kujdesur për 400 bimë kanabisi me vlerë deri në 350,000 £ në një shtëpi në Sutton Bridge.
Kur policia bastisi banesën ku kultivohej kanabis gjeti në nga shqiptarët mbi çati duke tentuar që të arratisej, ndërsa një tjetër i fshehur në papafingo.
Denis Xibraku, 24 vjeç dhe Halil Copani, 34 vjeç, të dy pa adresë fikse, pranuan akuzën për prodhimin e kanabisit, një drogë e klasit B, nga data 1 janar deri më 22 shkurt të këtij viti.
Shqiptarët e dënuar me 14 muaj burg pritet që dënimin ta kryejnë në Shqipëri, sipas marrëveshjes së nënshkruar nga vendi jonë me Britaninë.
Halil Copani dhe Denis Xibraku
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo